Në një ndeshje fantastike, Sevilla ka arritur ta fitojë trofeun e Ligës së Evropës për këtë edicion.
Për të dytin vit radhazi, andaluzianët arritën që të shpallen kampionë në këtë garë.
Kësaj radhe, ata në finale shënuan fitore 3:2 kundër Dnipros, në një nga finalet më të bukura të kësaj gare.
Grzegorz Krychoëiak (28’) dhe Carlos Bacca dy herë (31’ dhe 73’) shënuan për Sevillan, teksa për Dnipron realizuan Nikola Kalinic (7’) dhe Ruslan Rotan (44’).









