• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SESIONI OKB/ Bushati: Arsimimi rruga më e mirë kundër ekstremizmave të dhunshëm

by Aalison Pearse Stevens
21/09/2016 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në aktivitetin “Lufta kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes edukimit”. Ky aktivitet u iniciua nga Shqipëria, në bashkëpunim me SHBA-në, Vatikanin, Jordaninë, Marokun dhe UNESCO-n.

Ministri Bushati i njohu të pranishmit me angazhimet dhe kontributin e vendit tonë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke u ndalur në hapat shtesë që Shqipëria po ndërmerr për parandalimin e shkaqeve të radikalizmit, veçanërisht në futjen e kurrikulave për tolerancën fetare në tekstet shkollore dhe forcimin e rolit të institucioneve arsimore, si kontribues të kohezionit shoqëror.

“Arsimi është ndoshta veprimi më i plotë dhe afatgjatë, ku qeveritë tona duhet të investojnë për të ndërtuar breza të ardhshëm të fortë dhe rezistentë në përballimin e kërcënimeve të tilla”, u shpreh Ministri Bushati.

Duke u ndalur në sfidat dhe rezultatet e arritura në luftën kundër këtij fenomeni, Ministri Bushati nënvizoi se: “Shqipëria ka qenë e angazhuar në mënyrë të vendosur në përpjekjet globale për t’iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Ne thuajse kemi zeruar numrin e luftëtarëve të huaj nga Shqipëria gjatë vitit të fundit. Edhe pse koalicioni global kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik ka bërë përparime, Shqipëria, ashtu si pjesa tjetër e vendeve të rajonit, tani po përballet me sfidat që paraqesin të kthyerit nga zonat e luftimeve”.

Të pranishmit shprehën rëndësinë e vijimit të bashkërendimit të përpjekjeve globale në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, si dhe hartimit e zbatimit të paketave të posaçme strategjike, sociale, politike, ligjore, edukative dhe ekonomike që kanë rezultuar të suksesshme në luftimin e fenomenit.

ma.me

Next Post
Vujiçiç ndërpret grevën e urisë, pas premtimeve nga Komuna e Prishtinës

Vujiçiç ndërpret grevën e urisë, pas premtimeve nga Komuna e Prishtinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

March 2, 2026
Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

March 2, 2026
“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

March 2, 2026
Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

March 2, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Qeveria ndryshoi e gjitha për të ruajtur gjithçka ajo ishte

March 2, 2026
A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

March 2, 2026
Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

March 2, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

582-vjetori i Besëlidhja e Lezhës, Begaj: Dita kur triumfoi bashkimi mbi përçarjen

March 2, 2026
E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

March 2, 2026
Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In