• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sesioni i ri parlamentar në Kuvend nis me himnin kombëtar: Nga reforma territoriale te ligji për ish-spiunët, ja çfarë pritet të diskutohet

by Java News
05/09/2022 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo e hënë çel zyrtarisht sesionin e ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca plenare ka nisur në orën 18:00 me himnin kombëtar, teksa deputetët janë ngritur më këmbë.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolli ka lexuar mesazhin e Presidentit të Republikës Bajram Begaj drejtuar Kuvendin në nisjen e sesionit të ri.foto galeri foto galeri

Pjesë e kësaj seance do të jenë nismat politike nga PS dhe PD për ish-spiunët e sigurimit dhe dekomunistizimin.

4 nismat e propozuara nga mazhoranca dhe opozita për hapjen e plotë të dosjeve ai si dhe ndalimin e kandidimit të personave që kanë qenë ish-bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit, do të nisin zyrtarisht sesionin e ri parlamentar. Seanca filloi në orën 18:00 me respektimin e himnit kombëtar.  Në nisje të sesionit parlamentar, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka lexuar mesazhin e dërguar nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Sipas axhendës, seanca e parë plenare më shumë është teknike tepër e natyrës teknike, ku ligjvënësit do të njihen për çështjet e depozituara në kuvend nga socialistët. Me anë të një projektligji, kërkohet dënimi i krimeve të së kaluarës duke vendosur në sitë të gjithë figurat publike pavarësisht nëse ata kanë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini-Bezhani. Po ashtu kërkohet edhe ndërhyrja në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që të gjithë ata politikanë që kanë pasur lidhje më ish-sigurimin e shtetit dhe strukturat e persekutimit komunist, të mos lejohen që të mbajnë apo të kandidojnë për poste publike.

Në kalendar janë përfshirë edhe nismat e PD për dekomunistizimin, deklasifikim të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit si dhe kthimin e burgjeve famëkeqe të Spaçit dhe Tepelenës në muze. Gjithçka pritet të vijojë në komisione përgjegjëse si dhe më pas në seancën plenare për t’i kaluar me votë në sesionin e ri parlamentar dhe politik.

Socialistët janë zotuar se në shtator do të bëhen përpjekje për të larguar nga parlamenti Sali Berishën, duke e cilësuar qëndrimin e këtij të fundit si  të papranueshëm, pasi një ish-sekretar partie nuk mund të jetë pjesë e këtij institucionin.

Ndërkohë, për të dytin vit radhazi, ligjvënësit demokratë do t’i drejtohen të ndarë godinës së parlamentit,  në sesionin e ri parlamentar. Ndonëse përgjatë verës pati tentativa për negociata mes deputetëve që mbështesin Berishën dhe atyre që nuk i janë bashkuar, këta të fundit rikonfirmuan në krye të grupit parlamentar Enkelejd Albeajn.

SEANCË PLENARE PUBLIKE
Hapja e punimeve të sesionit të III të legjistraturës X në seancën plenare të datës 5 shtator 2022, e hënë, ora 18.00

 

RENDI I DITËS
Në mbështetje të urdhërit nr. 69, datë 2.9.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë:

 

  1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 21.7.2022, 24.7.2022 dhe 28.7.2022. (Neni 44, pika 2, i Rregullores)
  2. Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend. (Neni 44, pika 3, i Rregullores)
  3. Njoftim për programin e punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor. (Neni 26 i Rregullores)
  4. Njoftim për kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5 shtator – 30 shtator. (Neni 27 i Rregullores)/m.j
  5. foto galeri

Next Post
“Na presin…”/ Nikolla: Kuvendi, rol të shtuar për procesin e negociatave me BE!

"Na presin..."/ Nikolla: Kuvendi, rol të shtuar për procesin e negociatave me BE!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In