• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sesioni i 84 votave, ftesa surprizë e PS për çdo opozitar: Kompromisi nuk është mëkat…

by A R
13/01/2024 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri në korrik, kur ky sesion mbyllet, parlamenti duhet të kalojë disa ligje, që kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash, të cilat mazhoranca e vetme nuk i ka.

Reforma zgjedhore, paketa për disa ndryshime në drejtësi, amnistia penale, Avokati i Popullit  janë disa çështje në pritje që miratohen me 84 vota dhe sipas nënkryetares socialiste të Parlamentit Ermonela Felaj, mazhoranca nuk do të kursehet për t’i gjetur këto vota.

“Nuk është mëkat që, kudo ku ka gatishmëri për të gjetur vota, ne të mos e marrim këtë lloj konsensusi. Vetë politika është arti i të bërit kompromis.

 Aty ku kompromisi mund të bëhet dhe aty ku kompromisi garanton 84 vota për bërjen e ndryshimeve të caktuara në Kodin Zgjedhor, të gjitha hapësirat do të shfrytëzohen”- tha zonja Felaj për emisionin “Pa censurë”.

Ermonela Felaj ishte shumë e qartë kur dha një mesazh për opozitën dhe e përcaktoi po aq qartë adresën e këtij mesazhi.

“Në parlament jemi për të folur, për të diskutuar dhe për të argumentuar. Kushdo që do ta kuptojë këtë, ju them se ka për të dalë i fituar. Kur dy palë vendosim për të arritur konsensusin, sigurisht që nuk është njëri fitues dhe tjetri humbës, por secili humbet diçka dhe fiton diçka tjetër.

Kushdo që ta kuptojë këtë filozofi, do të arrijë të realizojë një pjesë të qëllimeve të veta. Kjo është një ftesë për të gjithë ata që janë në opozitë me ne, një ftesë ndaj të gjithëve”, u shpreh nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj.

RTSH /a.r

Next Post
“Shtëpia e Biznesit”, Rama: Sipërmarrjet që rrezikojnë falimentin, të mos presin “serume” nga qeveria…

“Shtëpia e Biznesit”, Rama: Sipërmarrjet që rrezikojnë falimentin, të mos presin "serume" nga qeveria...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In