Flamurtari po na ofron një habi. Drejtuesit e Flamurtarit këmbëngulin që trajneri i ri të jetë i huaj. Burime pranë klubit vlonjat bëjnë me dije për “Panorama Sport” se disa përfaqësues nga klubi kanë udhëtuar në drejtim të Italisë për të takuar trajnerin italian.
Bëhet fjalë për trajnerin e Serisë A, Serse Cosmi. Cosmi ka udhëhequr skuadra në Italis si Genoa, Udinese, Brescia, Livorno, Palermo, Lecce, Siena, Pescara.









