Transport droge me avion Shqipëri-Itali, 4 në pranga
Policia e Torinos ka arrestuar katër shqiptarë që transportonin drogë nga Shqipëria në Itali me anë të një avioni të vogël.
Policia torineze në bashkëpunim me repartin e policisë së Milanos kanë shkatërruar bandën ndërkombëtare të lëndëve narkotike, duke bllokuar transportin ajror të drogës.
Aeroplani që është sekuestruar, për të mashtruar kontrollet kufitare ishte modifikuar në pjesën e brendshme duke hequr sediljet.
80 kilogramë lëndë narkotike janë sekuestruar nga policia italiane.