• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sërish tensione SHBA-Rusi në qiell, Ukraina shkatërron ngarkesën me raketat e Putinit në Krime

by A R
21/03/2023 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tensione në qiellin e Europës. Një avion amerikan B-52 ka survejuar hapësirën pranë kufirit të Kaliningradit, një praktikë që ndodhte prej ditësh, por këtë herë është rrethuar nga bombarduesit rusë Sukhoi 35, në një manovër identifikimi.

Gjithçka përfundoi pa incidente, por episodi zbulon një tjetër moment tensioni mes Moskës dhe Uashingtonit, pas rrëzimit të dronit të SHBA-ve në Detin e Zi.

Lidhur me zhvillimet në anklavën e Rusisë në Baltik ka reaguar dhe Ministria Ruse e Mbrojtjes, duke saktësuar se janë dëbuar jo një, por dy bombardues strategjikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sakaq, ushtria e Moskës nuk ndal sulmet ndaj Ukrainës, me mbi 30 të tillë në vetëm 24 orët e fundit. Kievi vijon rezistencën dhe falënderon aleatët në Bruksel dhe Uashington për ndihmat ushtarake.

“I jam falënderues të gjithë partnerëve tanë në Europë dhe të gjithëve atyre që janë vërtetë të interesuar për një Europë të fuqishme dhe të lirë. Një pako e re mbrojtjeje është njoftuar nga SHBA-të. Vlera është 350 milionë dollarë dhe në të ka raketa HIMARS, artileri dhe municione të tjera, gjithçka që duhet për të mbështetur luftëtarët tanë”, tha Zelensky.

Ndërkohë, Ministria ukrainase e Mbrojtjes njoftoi shkatërrimin e një ngarkese me raketa të Rusisë në veri të Krimesë së aneksuar, që po transportoheshin me tren.

Udhëheqësi i instaluar nga Rusia i qytetit të Dzhankoi tha se zona ishte sulmuar nga dronë. Ukraina nuk konfirmoi se qëndronte pas sulmit, por vetëm informoi shpërthimin dhe se raketat e dërguara nga Putini do të përdoreshin nga flota ruse në Detin e Zi.

Kievi e konsideroi shkatërrimin e ngarkesës nga Moska, një përgatitje për të çliruar Krimenë nga pushtimi rus.

/a.r

Next Post
Rama takon kryeparlamentarin grek: Marrëdhëniet mes dy vendeve, shumë të mira

Rama takon kryeparlamentarin grek: Marrëdhëniet mes dy vendeve, shumë të mira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle dhe postblloqe edhe në hyrje-daljet e Tiranës

Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle dhe postblloqe edhe në hyrje-daljet e Tiranës

January 13, 2026
Tronditet presidenca qipriote e BE-së/ Akuza ndaj kreut të shtetit se ka marrë ryshfete nga…

Tronditet presidenca qipriote e BE-së/ Akuza ndaj kreut të shtetit se ka marrë ryshfete nga…

January 13, 2026
“Kosova përballet me rrezikun e akteve destabilizuese nga Serbia”

“Kosova përballet me rrezikun e akteve destabilizuese nga Serbia”

January 13, 2026
Zbulohen anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Nisja e sesionit të ri parlamentar/ Zyrtarë të ambasadës së SHBA takime me krerët e grupeve parlamentare në kryesinë e Kuvendit

January 13, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

January 13, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

January 13, 2026
Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

January 13, 2026
Hidhet shorti, derbi i kryeqytetit në Kupë. Zbulohen duelet

Hidhet shorti, derbi i kryeqytetit në Kupë. Zbulohen duelet

January 13, 2026
Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

January 13, 2026
“Të gatshëm për luftë”, Ministri i Jashtëm iranian: Elementë terroristë kanë infiltruar turmat e protestuesve

“Të gatshëm për luftë”, Ministri i Jashtëm iranian: Elementë terroristë kanë infiltruar turmat e protestuesve

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In