Radhë me disa korsi është krijuar në tokën neutrale në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
E gjithë kjo situatë është krijuar edhe ditën e sotme per shkak se pala greke vijon të punojë me vetëm dy sportele në hyrje ndërkohë që pala shqiptare punon me 4 sportele në dalje.
Për të normalizuar situatën autoritetet tona në Kapshticë mësohet të kenë patur disa takime me homologët e policisë greke, por këta të fundit ende nuk kanë shtuar numrin e sporteleve edhe kur në muajin Gusht ka fluks të shtuar në hyrje – dalje
Gjatë ditës së djeshme nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë mbi 8800 shtetas, dyfishi i hyrje daljeve që janë regjistruar disa ditë më parë.
Konkretisht ne 3 Gusht kanë hyrë nga Greqia në drejtim të vendit tonë 5214 shtetas dhe kanë dalë 3589 shtetas.
/a.r