Dita e katërt e radhëve e ka gjetur Kapshticën sërish mes vargut kilometrik të automjeteve në pritje për të kaluar drejt Greqisë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton se nga sot vetëm 300 persona do të lejohen të hyjnë në 24 orë nga Shqipëria drejt Greqisë kurse të tjerët duhet të presin ditët e tjera ose të kthehen mbrapsht.
Në fakt me nisjen e kësaj të diele numri i pakët prej 300 personash po plotësohet por ndërkohë automjetet vijojnë të mbajnë radhë në vargun kilometrik teksa Policia është në terren për të mbajtur situatën nën kontroll.