• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sërish për Byronë Kombëtare të Hetimit

by Anila Hoxha
21/08/2025 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anila Hoxha

Shanset për ta zgjedhur drejtorin e ri të BKH brenda 31 gushtit janë zero. Sepse Komisioni i Posaçëm i Verifikimit të Posaçëm të Figurës dhe Pasurisë nuk ka nisur ende kontrollin e shtatë kandidatëve që do të thotë ende nuk janë përcjellë shkresat drejt shërbimit sekret dhe institucioneve të tjera të ngarkuara me ligj, që do të japin përgjigje për figurën e garuesve.

Dhe për të kontrolluar pasuritë e tyre bazuar mbi deklaratat që pretendentët Gledis Nano, Gentian Ndoj, Elton Kërluku ,Andi Pogace, Gentian Shehu, Artur Beu, Joni Keta i kanë dorëzuar pranë ILDKPI.

Nga përfundimi i testeve (datë 28 korrik) me një komision të posaçëm të përzgjedhjes (tre prokurorë që udhëhoqën këtë gare), tashmë komisioni i dytë duhet të kryejë vlerësimet e mëtejshme. Në përmbajtje të tij janë një gjyqtar antikorrupsion, dy prokurorë të SPAK, dhe dy hetues të BKH , njëri siç përmend ligji vjen nga seksioni financiar dhe ai ishte Z.Elton Kërluku. Por hetuesi rezulton të ketë dhënë dorëheqjen nga komisioni i kontrollit , mbasi si një aspirant për drejtimin e BKH nuk mund të kontrolloje veten dhe 6 konkurrentët e tjerë.

Megjithatë nuk ishte kjo arsyeja se përse BKH do ta ketë shefin e ri me vonesë. I gjithë ingranazhi reagoi përgjumësh për të treguar ( mbase) se edhe nëse ngrihen institucione të reja siç u pagëzua BKH si FBI shqiptare, është e vështirë të kultivosh një mendësi të re me rregulla që nuk e tejkalojnë ligjin

Ishte reagimi i vonuar i KLP në ngërcin Hajnaj dhe beteja që ajo pati prej muajit dhjetor 2024 në një letërkëmbim të gjatë që ekspozoi krizën e komunikimit brenda strukturës së posaçme.

Po ashtu gara u çel me vonesë, por edhe kur u mbyll zyrtarisht afati për dorëzimin e dokumenteve të të interesuarve, u shty me kohë shtesë të pajustifikuar dhe përtej protokollit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, u tha se për shkaqe preferenciale ndaj ndonjë garuesi, një debat mes tre prokurorëve të SPAK (pjesë e komisionit të parë) ishte mbyllur me përplasje dyersh.

Komisioni i dytë i kryesuar nga z.Eneid Nakuci përpara se të largohej me pushime mundi të mbajë vetëm një mbledhje në fund të korrikut , gjatë kohës kur shkresat nuk ishin ende gati.

Ndaj u dha kohë tjetër shtesë

Për drejtorin e ri që qartësisht do vonohet, dhe kjo nuk është një vonesë pesë minutëshe autobuzi, në datë 6 gusht SPAK më dha këtë përgjigje:

” Procesi i përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është në fazën e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë, në përputhje me nenin 6 të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Pas këtij procesi, Komisioni i Përzgjedhjes përcakton kandidatin më të mirë, i cili do t’i nënshtrohet një programi trajnimi. Pas përfundimit të tij, emri kandidatit të përzgjedhur i dërgohet për miratim Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).”

Pra kur komisioni i dytë të përfundojë kontrollin, do ja kaloje komisionit të parë të përzgjedhjes ( 3 prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra) që pa i paragjykuar do gjejnë më të mirin.

Kohë do i duhet dhe KLP të mendohet kur ti kalohet ky emër , por jo gjatë nëse të preferuarit mbeten të preferuar

Sidoqoftë. Derisa kjo të ndodhë, zgjidhjet se nga kush do te drejtohet BKH do të jenë sipas inercisë së ligjit.

E dyta, KLP e presin dy mbledhje, asnjëra për të shpallur drejtorin e ri të BKH

Njëra do jetë me rend dite : përfundimin e mandatit pesë vjeçar të znj. Hajnaj që me gjasë duhet të ndodhë brenda datës 1 shtator .

Dhe mbledhja tjetër, në datë 15 shtator për çeljen e garës për drejtuesin e ri të SPAK , duke qenë se z. Altin Dumani i përfundon mandati i kryeprokurorit të posaçëm në muajin dhjetor.

Në mes të këtyre procedurave që po ndodhin paralelisht, nuk është çudi që me ikjen e Dumanit i cili nga dhjetori kthehet në prokuror të thjeshtë në SPAK, të lërë pas një drejtor BKH që ose do ketë fatin e gruas së parë në krye të FBI shqiptare duke u anashkaluar nga SPAK. Që do të thotë edhe drejtori i ri i BKH do jetë në luftë me drejtuesin e ri të SPAK. Ose do jetë po aq i fuqishëm.

Next Post
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In