SHBA është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë. Mediat e huaja raportojnë se të paktën 3 persona kanë humbur jetën ndërsa një i katërt ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë një feste lokale ne qytetin e Seattle. Policia nuk ka bërë ende të ditur nëse sulmi ka lidhje me ekstremizmin apo racizmin dhe se cili është autori i tij.









