• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sërish hipoteza për shkarkimin e Donald Trump, si president

by Java News
27/05/2019 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump dhe ligjvënësit amerikanë nuk ndodhen këto ditë në Uashington, por vazhdojnë të ngrihen pyetje rreth mundësisë së ngritjes së akuzave me qëllim shkarkimin e Presidentit. Shtëpia e Bardhë vazhdon të përballet me procese të shumta hetimore të ngritura nga ligjvënësit demokratë, pas përmbylljes së hetimeve ndaj Rusisë të prokurorit të Posaçëm Robert Mueller.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Michael Bowman, megjithë akuzat që mund të ngrejë Dhoma e Përfaqësuesve, Presidenti Trump është pothuajse i siguruar se do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, pasi nuk ka gjasa që të shkarkohet nga Senati me shumicë republikane.

Demokratët po shfrytëzojnë maxhorancën e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve për të hetuar Presidentin Trump dhe administratën e tij për çdo gjë, që nga trajtimi i fëmijëve emigrantë përgjatë kufirit SHBA – Meksikë, deri tek bizneset e tij në vende të tjera, apo deklaratat e tij të taksave.

Demokratët kërkojnë gjithashtu që Departamenti i Drejtësisë të botojë raportin e plotë dhe të paredaktuar të Prokurorit Mueller. Shtëpia e Bardhë po i bllokon në pothuajse çdo lëvizje, duke i rritur tensionet edhe më shumë.

“Administrata Trump e ka ngritur pengimin e Kongresit në nivele të reja”, tha Ligjvënësi demokrat Jerry Nadler.

“Mund të themi se kjo është një sjellje absolutisht e kundraligjshme e kësaj administrate”, tha Ligjvënësja demokrate Sheila Jackson Lee.

Dhoma e Përfaqësuesve po ndërmerr hapa për të dënuar disa zyrtarë të administratës për mospërfillje të Kongresit, ndërkohë që ligjvënësit kanë në dorë edhe një opsion shumë më të fuqishëm: ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit Trump.

“Duhet që të paktën të lëvizim drejt ngritjes së akuzave për shkarkimin”, tha Ligjvënësja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez.

Pasi Prokurori i Posaçëm Mueller nuk evidentoi një bashkëpunim të fshehtë mes rrethit të ngushtë të Presidentit Trump dhe Rusisë, republikanët mendojnë se demokratët po mbahen në mënyrë të dëshpëruar pas idesë së shkeljeve të Presidentit.

“Demokratët nuk kanë plane, objektiva, apo një axhendë realiste legjislative, përveç se sulmit ndaj kësaj administrate”, tha Ligjvënësi republikan Doug Collins.

Për momentin, udhëheqësit kryesorë demokratë po tregohen të matur për idenë e ngritjes së akuzave për shkarkimin e Presidentit.

“Procesi i shkarkimit është shumë përçarës për vendin. Mundemi të vazhdojmë t’i paraqesim popullit amerikan faktet, nëpërmjet hetimeve tona. Ndoshta do të rezultojë i pashmangshëm edhe fillimi i këtij procesi”, tha Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

“Jepuni fund këtyre hetimeve hipokrite”, tha Presidenti Trump.

Javën e kaluar, Presidenti Trump ndërpreu konsultimet me demokratët për një iniciativë madhore për modernizimin e infrastrukturës amerikane, deri në momentin kur të përmbyllen hetimet e demokratëve.

“Ju (demokratët) mund të vazhdoni me hetime, ose të ktheheni në drejtimin e investimeve për të arritur gjëra për popullin amerikan”, tha Presidenti Trump.

Historikisht, ngritja e akuzave për shkarkimin është bërë për dy presidentë amerikanë. Më i fundit ishte Bill Clinton. Procesi dëmtoi imazhin e tij, por nuk rezultoi në shkarkimin e tij.

Ka gjasa që të ndodhë e njëjta gjë me Presidentin Trump. Kandidatët demokratë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm dëshirojnë largimin e Presidentit Trump, por nëpërmjet kutive të votimit.

“Duket se çdo ditë po sfidohet shteti ligjor… Më e mira që mund të bëj është të fitoj përballë presidentit aktual”, u shpreh Pete Buttigieg, kandidat demokrat për president.

Anketimet nuk tregojnë se populli amerikan po kërkon shkarkimin e Presidentit Trump. Madje, niveli i miratimit për Presidentin Bill Clinton u rrit pasi republikanët filluan procedurat ndaj tij në vitin 1998.(VOA)

Next Post
Ulsi Manja pohon: Ja çfarë duhet të negociojmë me PD

Ulsi Manja pohon: Ja çfarë duhet të negociojmë me PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In