Frikë sërish në Turqi pas tërmetit tjetër që goditi vendin me magnitudë 6.4 rihter.
Muna al-Omar, një banore e zonës ka thënë se ishte në një tendë në një park në Antakia qendrore kur ra tërmeti.
“Mendova se Toka do të ndahej nën këmbët e mia”, tha ajo, duke qarë ndërsa mbante në krahë djalin e saj 7-vjeçar.
“A do të ketë një tjetër pasgoditje?” pyeti ajo.