• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sërish debate në Komisionin e 25 Prillit, PS ikën nga mbledhja: Jemi komision hetimor i Kuvendit dhe jo organ

by A R
27/10/2021 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është shoqëruar që në nisje të tij me mosdakordësi sa i takon rregullores për mbarëvajtjen e punës. Teksa maxhoranca kërkoi që të respektohej rregullorja, përfaqësuesit e opozitës theksuan se po tentohej që të ndryshohej ligji. Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi theksoi se nuk ekziston mundësia që komisioni të ndryshojë ligjin për rregulloren. Pas shumë debateve, dhe pas miratimit të rendit të ditës nga ana e kryetarit të Komisionit, PS-ja është larguar nga mbledhja. Ndërkohë, në sallë vijon të jetë ende opozita, ku po vazhdon diskutimi.

PJESE NGA DEBATI

Enkelejd Alibeaj: Nuk e hedh dot në votim rregulloren, se s’ma thotë ligji. Për çështje të tjera, rregulloren e kmisonit dhe orarit dhe datën e kam bërë në përputhje me të. Pikën e parë të rregullores e nisëm mirë e bukur. Kishim rënë dakord dhe me zonjën Bushka, që të përdornim draftin, pa bërë asnjë ndryshim, i përdorur në komisionet e mëparshme. Propozimet që vijnë nga ana juaj, përmbysnin germën e ligjit. Propozimi juaj; e drejta për të marrë vota, i nënshtrohet votimit. Ju keni shumicën dhe do të rrëzoni marrjen e provave. Për këtë arsye jam në drejtim të këtij komisioni, se kryesimi i këtij komisioni i përket opozitës.

Xhemal Qefalia: Nuk po respektohen rregullat. Ju vërtetë jeni përfaqësues i opozitës, por jeni dhe kryerat i këtij komisioni. Që në ditën e parë të mbledhjes, në konstituimin e komisionit, se kuptoj pse keni pasur frikë të respektoni rregulloren për zgjedhjen e sekretarit. Ndaj ju lutem respektoni këtë gjë. Të vendosim normat dhe rregullat se si do të funksionojë komisioni. Hajde të hedhim ato kërkesa që keni ju,. Kemi dhe ne kërkesa për të shtuar. Po ta fusim komisioni në vijë.

Oerd Bylykbashi: 
Përtej faktit që mund të jetë dikush i ri në mbledhjet e komisionit. Komisionet parlamentare hetimore janë të vjetër.. rregulloret standarde tipike kanë qenë kështu. E kam thënë dhe e përsëris; komisionet janë zhvilluar kështu që në 2002. Ai që e kërkon, ai e drejton komisionin. Nuk ekziston koncepti që komisioni drejtohet me kryesi. Nuk mundet që ky komision të ndryshojë ligjin, qoftë duke miratuar rregulloren në kundërshtim me ligjin, aq më pak duke kufizuar ligjin për mbledhjen e provave. Nuk ekziston mundësia ligjore. Ky komision nuk mund të shkelë ligjin. E kuptoj përpjekje. Sigurisht qëllimi ynë është që të fusim në udhinë e shkeljeve që ka bërë maxhoranca. Udhia e vetme është; hetimi i vetëm, shkeljet që ka bërë qeveria duke ndërhyrë në zgjedhje. ju keni një të drejtë tjetër, bëni një raport paralel si ne.

Gazmend Bardhi: Realisht kërkoj që mos e merrni si pozim të opozitës por për të çliruar punën për të ecur para. Kemi një orë që jemi marrë peng e s’po vazhdojmë dot para. Propozoj që të hedhin në votim kandidaturën e Bushkës për sekretarin. Ta lëmë si pikë të fundit rregulloren. Më pas të vazhdojmë me administrimin e të dhënave, dhe më pas t’i kthehemi diskutimeve. Mendoj se ky është propozim që i akomodon sensi që lejon të dy krahët. Jemi diskutuar dhe se dimë.

Klotilda Bushka: Jemi komision hetimor i Kuvendit dhe jo organ. Duhet të sillemi sipas atyre normave që rregullojnë veprimtarinë institucionale të një komisioni. Është e vërtetë që mbledhjen e thërret kryetari, por drejtimin e bëjnë kryetari dhe zv/kryetari. Ju e kondicionuat zgjedhjen e sekretarit me rregulloren.

Next Post
Gjesti i dy profesorëve arbëreshë dhe shpura e palo-politikanëve idhnakë e agresivë shqiptarë

Një Kastriot i panjohur nga Dalmacia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In