• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sërish betejë për dekriminalizimin! Halimi: Janë 11 deputetë me probleme

by A R
17/10/2017 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një reagim për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve deputeti i PD-së Eduard Halimi hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës duke thënë se Kuvendi është mbushur me deputetë me rekorde të tmerrshme kriminale.

Ai u shpreh se nuk ka rëndësi veshja e deputetit në sallën e parlamentit, por pastrimi i këtij institucioni nga njerëzit të lidhur me krimin.

Deklarata

Parlamenti sot ka në përbërje të tij deputetë me rekorde të tmerrshme kriminale, e cila është evidentuar qartë nga raporti i OSBE-së për zgjedhjet e 2017-ës, ku në faqen 11 parashikohet se deputetë me të dhëna kriminale janë futur në Parlament.

Ka deputetë të cilët kanë lidhje me krimin dhe me njerëz të botës së krimit, ka deputetë të cilët kanë përfituar fonde publike në emër të tyre, apo familjarëve të tyre përfshirë dhe një situatë të rëndë që ka të bëjë me drejtimin arbitrar dhe arrogant të Parlamentit nga kryetari i Parlamentit. Këto janë çështje të cilat duhen adresuar dosmosdo në një kuadër rregullator si ky që mund të jetë “Kodi i Etikës së Parlamentit”.

Në këtë pikë pati diskutime edhe nga deputetë të mazhorancës dhe në përfundim u ra dakord që një grup pune me deputetë të Grupeve Parlamentare, të adresojë këto shqetësime që kanë të bëjnë me një hartimin e një kuadri ligjor, i cili të pastrojë Parlamentin nga deputetët me rekorde kriminale.

Deputetët të cilët kanë lidhje me krimin, lidhje familjare me krimin, lidhje shoqërore me krimin, janë financuar nga paratë e errëta të krimit të organizuar duhet të largohen  dhe të lënë mandatin.

Deputetë që kanë përfituar fonde publike, koçensione drejtpërdrejt, personalisht, apo nepërmjet fëmijëve të tyre, duhet të lënë mandatin dhe të largohen.

Drejtimi i Parlamentit dhe institucioni që do të menaxhojë të gjithë këtë proçes, duhet të përfshijë një rol substancial të opozitës në mënyrë që të jetë efektiv sipas modeleve perëndimore.

Këto janë çështjet që do të diskutohen nga grupi i punës që do të ngrihet dhe pastaj pas tre javësh ky grup do të paraqesë njuë okument.

Ky ishte vullneti i opozitës në këtë Këshill, pra për të pastruar Parlamentin./a.m.

Next Post
Rama në Shkup, kafe me deputetin shqiptar Ziadin Sela

Rama në Shkup, kafe me deputetin shqiptar Ziadin Sela

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In