• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Seriali gjerman hap sezonin me rrëfimin për mafiozët shqiptarë

by Java News
10/09/2015 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Episodi i parë i sezonit vjeshtor të një prej serialeve më të shikuara në Gjermani, e shpie Semir Gerkhanin (Erdogan Atalay) dhe Alex Brandtin (Vinzent Kiefer) në Tiranë për të hetuar një familje mafioze shqiptare. Atje e kuptojnë se bosi i drogës ka telashe me gjakmarrje. I realizuar nën titullin “Vendetta” episodi i ri i serialit “Alarm für Cobra 11 – Die Autobahnpolizei” – në të cilin luajnë edhe aktorët shqiptarë Ilir Rexhepi, Blerim Destani e Aleksandër Milo – është dhënë premierë të martën mbrëma në Köln të Gjermanisë, shkruan Koha Ditore.

Pas premierës në studiot e “Action Concept”, ky episod do të shfaqet kete jave në televizionin gjerman RTL. I realizuar nën regji të Nico Zavelberg, “Alarm für Cobra…” është serial i zhanrit aksion dhe sipas përshkrimeve në internet është serial i popullarizuar gjerman që ka nisur të transmetohet qysh prej vitit 1996 dhe flet për dy policë dhe ekipin e tyre që lufton kriminelët. Aktori nga Kosova, Ilir Rexhepi, i cili në episodin e ri të “Alarm für Cobra 11 – Die Autobahnpolizei” luan rolin e një shqiptari që jeton në Gjermani, ka thënë se “Vendetta” është pritur mirë në shfaqjen e parë. “Këtu unë luaj rolin e një shqiptari që quhet Albaner dhe jeton në Gjermani. Roli ndërlidhet me Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky film episodik është mirëpritur mbrëmë nga të ftuarit në premierë”, ka thënë Rexhepi, teksa ka shtuar se në bazë të komenteve pas shfaqjes së këtij episodi ka kuptuar se të pranishmit që nuk e njihnin mirë Shqipërinë kanë shprehur dëshirën që ta vizitojnë. “Ky është një shembull konkret sesa mund ta zgjohet kureshtja për Shqipërinë dhe shqiptarët nga ky serial”, ka thënë Rexhepi.

Sipas tij, episodi “Vendetta” i serialit të njohur gjerman trajton krimin e organizuar dhe bandat kriminale në Shqipëri sikurse edhe ndërlidhjet e tyre me Evropën, kryesisht për trafikimin e lëndëve narkotike.

“Por me një kënd të veçantë tematizohet edhe Kanuni dhe gjakmarrja si traditë e shqiptarëve, duke u thirrur në Kanun. Kjo bën që aksioni i ‘Cobra 11’ në Shqipëri të zhvillohet në një formë edhe më dramatike”, ka thënë Rexhepi. Pavarësisht tematizimit të dukurive negative në Shqipëri, në këtë episod të serialit shihen edhe vende të bukura e interesante që ka ky vend.

“Përmes këtij seriali opinioni gjerman, por edhe më gjerë – duke e ditur se transmetohet në rreth 120 shtete të botës – do t’i njohë më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët”, ka thënë ai.

Rexhepi ka shtuar se edhe kineastët e producentët gjermanë janë interesuar t’i njohin më tepër Shqipërinë dhe Kosovën. “Mua më kanë mirëpritur me këtë rol dhe mendoj që aktorët kosovarë janë të shkëlqyer. Vetëm uroj t’u jepen mundësitë për t’u dëshmuar sikur me rastin e fundit të filmit ‘Babai’ me regji të Visar Morinës”, ka Rexhepi i cili para se të niste karrierën në Gjermani, ka qenë i angazhuar në disa shfaqje teatrore të teatrit “Dodona” në Prishtinë. Po ashtu ka pasur rol në filmin “Kukumi” të regjisorit Isa Qosja, prodhim i “Kosovafilmit”, më 2005. Në maj ai bëri publik angazhimin në serialin “Notruf Hafenkante” ku është angazhuar në tri episode përkrah aktorëve Harald Maack, Fabian Harloff, Sanna Englund etj. Në ueb faqen “rtl.de” është përshkruar ngjarja e episodit “Vendetta”.

‘’Semir Gerkhan (Erdogan Atalay) dhe Alex Brandt (Vinzenz Kiefer) arrijnë ta zbulojnë rastin më të madh të drogës të të gjitha kohëve. Por gjatë arrestimit të trafikantëve të drogës, Semiri në tentativë për të shpëtuar jetën e kolegut të tij Alexit gjatë aksionit policor, vret djalin e një kumbare mafioz shqiptar. Për të marrë hakun e vrasjes së kryemafiozit shqiptar formohet një skuadër vdekjeprurëse. Meqenëse, hakmarrja prek edhe familjen e Semirit, atij nuk i mbetet zgjidhje tjetër pos që së bashku me Alexin dhe hetuesin shqiptar të antidrogës të marrin rrugën për në Tiranë. Aty pason përballja më spektakolare e të gjitha kohëve me familjen mafioze shqiptare”, shkruhet aty.

Next Post

E keni parë Manjola Nallbanin me bikini?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In