Seria A, De Rosi futbollisti më i paguar, Juvja skuadra që shpenzon më shumë për pagat
Lojtari më i paguar në kampionatin italian është Daniele de Rosi, të cilit Roma i jep një shumë prej 6.5 milionë euro në sezon. I dyti është Gonzalo Higuain me 5.5 milionë euro, ndërsa i treti, Pol Pogba me 4.5 milionë euro.
Ndërsa Juventusi është skuadra që shpenzon më shumë për të paguar lojtarët. Zonja e Vjetër shpenzon 124 milionë euro për rrogat e futbollistëve të saj. Juven e ndjek Roma me 113 milionë euro, në vendin e tretë të podit është Milan më 101 milionë euro.









