Brenda 40 minutash Etrit Berisha përjeton “ferrin” duke pësuar 3 gola nga Roma, një rezultat që krijojë përshtypjen e një goleadë por bergamaskët gjetën forca duke u rikthyer në lojë.
Edin Dzeko e nisi sfidën me gol duke kaluar verdhekuqt në avantazh që në minutën e 3-të. Në të 33-ën, sulmuesi boshnjak shënoi dhe golin e dytë personal ndërsa El Shaarawy sigloi shifrat në 3-0 në minutën e 40.
Në limitet e pjesës së parë Castange ngushtoi diferencat në 1-3 ndërsa në pjesën e dytë Atalanta shënoi dhe dy herë të tjera duke marrë një pikë pas barazimit 3-3. Në takimet e tjera të javës së 21-të në Serie A italiane u arritën këto rezultate:
Chievo-Fiorentina 3-4
Bologna-Frosinone 0-4
Parma-Spal 2-3