Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka deklaruar se është i gatshëm për finalen e Botërorit të klubeve që “Mbretërit” e zhvillojnë sot ndaj Gremios.
Ramos nuk u paraqit në fitoren e siguruar në gjysmëfinale ndaj Al Jaziras pasi kishte problem me shpinën.
Ishte raportuar se mbrojtësi do të mungonte edhe në finalen e së shtunës, por spanjolli ka konfirmuar se ka stërvitur pa problem të premten.
“Po ndihem më mirë pas problemit që kisha në shpinë. Sot kam stërvitur pa problem”, ka thënë Ramos, përgatiti Express. (b.an)










