• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sergey Lavrov ‘tërbon’ izraelitët: Hitleri kishte gjak hebre!

by A R
02/05/2022 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tensionohen marrdhëniet mes Rusisë dhe Izraelit. Gjithçka ndodhi pasi Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov deklaroi se origjina hebraike e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk e mohon faktin se ka elementë nazistë në qeverinë e tij, duke shtuar se Hitleri kishte gjithashtu gjak hebre.

Ka reaguar dhe ministri i jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, i cili tepër i acaruar, tha se “Hebrenjtë nuk vranë veten në Holokaust”.

“Kjo është një deklaratë e pafalshme dhe e egër dhe një gabim i tmerrshëm historik dhe ne presim një falje. Gjyshi im u vra nga nazistët. Të thuash se Hitleri ishte me origjinë hebreje është si të thuash se hebrenjtë vranë njëri tjetrin dhe ne nuk mund ta falim një krahasim të tillë”, tha ai.

“Më tërbon jo vetëm si ministër i Jashtëm, por edhe si një djalë që babai iu fut në geton e Budapestit. Atë nuk e vendosën hebrenjtë. Atë e vendosën nazistët. Nazistët persekutuan hebrenjtë dhe vranë gjashtë milionë prej tyre. Ukrainasit nuk janë nazistë. Vetëm nazistët ishin nazistë dhe ata kishin kryer një zhdukje sistematike të popullit hebre,” tha ai.

Lapid tha se priste që ambasadori rus të kërkonte falje në lidhje me komentet e bëra nga ministri rus. Ndërkohë, Lavrov është thirrur në Ministrinë e Jashtme për të sqaruar deklaratat.

“Para së gjithash, rusët duhet të korrigjojnë gabimin e tyre dhe të hapin librat e historisë”, tha Lapid.

Në intervistën e së dielës, ministri i Jashtëm rus tha gjithashtu se disa nga antisemitët më të këqij ishin vetë hebrenjtë.

/a.r

Next Post
Rrëfimi/ Brenda ‘botës’ së Zelenskyt: Si tentuan rusët të më vrisnin mua dhe familjen time

Zelensky flet nesër në Kuvendin e Shqipërisë/ Nikolla nis përgatitjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In