• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbisë i kërkohet të mos pengojë linjën energjetike Kosovë – Shqipëri

by Java News
15/10/2016 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë i caktoi afat Serbisë deri më 31 dhjetor të këtij vitit që të përmbushë detyrimet që kishte marrë përsipër në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në fushën e energjisë.

Afati u përcaktua në takimin e 14-të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë që u mbajt në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Gjatë punimeve të Këshillit, përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës ngritën shqetësimin e për bllokadën që i ka bërë Serbisë vënies në punë të linjës së interkonjeksionit mes dy vendeve.

Në qershor të këtij viti, Kosova dhe Shqipëria përuruan linjën 400 kilovatëshe ndërmjet tyre, me një gjatësi totale prej 241.1 kilometrash. Autoritetet e të dyja vendeve e cilësuan atëbotë si një ‘autostradë energjetike” dhe një vepër të madhe të një tregu të përbashkët të energjisë.

Por, funksionimi i linjës kërkon që sistemi i transmetimit të energjisë në Kosovë (KOSTT) të njihet nga rrjeti evropian i transmetimeve (ENSO-E), përkatësisht të njihet ndarja e sistemit të transmetimit të Kosovës nga sistemi i transmetimit të Serbisë, që ishte pjesë e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë vendosi që t’i jap Serbisë afat deri më 31 dhjetor të këtij viti për të zgjidhur bllokadën që lidhet me pavarësimin e sistemit të transmetimit të energjisë në Kosovë.

Në konferencën e Sarajevës është miratuar edhe një listë e projekteve me interes për vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë, në të cilën përfshihen projekte me interes strategjik si gazsjellësi Shqipëri-Kosovë dhe linja 400 kV Shqipëri-Maqedoni.

Komuniteti i Energjisë me seli në Vjenë është themeluar në tetor të vitit 2005. Që nga 1 korriku i vitit 2013, palë në traktat janë Bashkimi Evropian dhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina.

Qëllimi kryesor i organizatës është zgjerimi i tregu të energjisë së Bashkimit Evropian në vendet e Evropës Juglindore dhe më tej, në bazë të një kuadri ligjërisht të detyrueshëm, përgatiti “Vo”. (b.an)

Next Post
PROJEKTLIGJI/ Pa çertifikatën e energjisë, nuk do mund ta shisni shtëpinë

PROJEKTLIGJI/ Pa çertifikatën e energjisë, nuk do mund ta shisni shtëpinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In