• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Serbia vazhdon të bllokojë marrëveshjen me Kosovën për energjinë

by Java News
16/10/2017 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vazhdon të mbetet e paqartë se kur do të marrë fund bllokada e Serbisë ndaj marrëveshjes së energjisë, e arritur në dhjetorin e 2013. Për shkak të kësaj bllokade, Kosova po vazhdon të humbë miliona euro çdo vit, raporton KTV.

Me këtë marrëveshje, Kosovës i mundësohej të ketë kontrollin e plotë mbi rrjetin energjetik dhe anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtar e në anën tjetër, Serbisë i mundësohej formimi i një kompanie për veriun.

Mirëpo, e ardhmja e kësaj marrëveshjeje nuk dihet, pasi institucionet që tashmë e kanë në dorë çështjen e dialogut nuk kanë dhënë asnjë detaj.Zyra e Presidentit të Kosovës nuk ka dhënë asnjë sqarim se cilat veprime do t’i ndërmarrë për të shtyrë përpara këtë marrëveshje.

KTV’ja nuk ka marrë përgjigje as nga zyra e Federica Mogherinit.Ndërkaq, shoqëria civile po kërkon që të mos zhvillohet asnjë takim tjetër pa një strategji të qartë se si të vazhdohet tutje faza e re e dialogut.Krasniqi ka bërë të ditur se marrëveshja për energjinë duhet të jetë një nga pikat më urgjente për t’u zgjidhur.

Bazuar në marrëveshjen e arritur, kompania serbe është dashur të regjistrohej sipas ligjeve të Kosovës dhe këtë ka provuar tri herë ta bëjë në zyrën e regjistrimit të bizneseve në Ministrinë e Tregtisë, por duke i shkelur ligjet me qëllim.

Zyrtarë të saj nuk kanë dhënë detaje nëse kompania ka tentuar sërish të aplikojë.E njëjta kompani ka pasur për të detyrë të nisë mbledhjen e borxheve edhe të shpenzimit të energjisë nga kjo pjesë dhe që deri tash, pjesa tjetër e vendit ka paguar energjinë e humbur që sipas disa përllogaritjeve, një konsumatori i kushton 55 euro për një vit.

Në mungesë të këtij hapi dhe anëtarësimit të Kosovës në ENTSOE, linja 400 kiliovoltëshe me Shqipërinë ende nuk ka hyrë në funksion, ndërsa KOSTT’i vetëm ka nisur të paguajë këstet e kredisë.

Kohavisioni ka bërë kërkese edhe në zyrën e Grupit KFW në Prishtinë, e cila ka financuar ndërtimin e linjës 400 kilovoltëshe me Shqipërinë, por zyrtarë të saj kanë thënë se për këtë çështje flasin vetëm drejtuesit e grupit në Gjermani.

Për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme të Serbisë, Kosova humb brenda një viti mes 3 dhe 5 milionë euro, ndërkaq nga mosfunksionimi i linjës 400 kilovoltëshe me Shqipërinë, deri më tani, humbjet kanë arritur në 1 milion euro. (b.an)

Next Post
Shifrat alarmante, 346 vajza shqiptare shfrytëzohen për prostitucion në Britani

Shifrat alarmante, 346 vajza shqiptare shfrytëzohen për prostitucion në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In