Serbia duhet t’i bashkohet NATO-s sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të njohë realitetin e Kosovës. Kështu është shprehur kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviç.
Sipas tij, dallimi mes anëtarësimit në NATO dhe refuzimit, është se e para ofron stabilitet dhe modernizim, ndërsa tjetra geto ruse.
Çështjen e anëtarësimit të Serbisë në NATO, Jovanoviç e sheh njëjtë sikurse edhe rastin e Kosovës.
Jovanoviç, shkruan “Koha”, ka theksuar se Serbia përmes vonesës në njohjen e statusit të Kosovës kontribuon në përkeqësimin e pozitës së serbëve që jetojnë në Kosovë.









