Që nga marsi 2017, aviacioni serb duhet të bëhet më i fortë me gjashtë MIG-29, të cilët do t’i dorëzohen nga Rusia.
Ushtria e Serbisë ka një total prej katër MIG-29. Megjithatë, një është jashtë përdorimit, ndërsa jetëgjatësia prej 30 vjet për tre aeroplanët tjerë skadon vitin e ardhshëm, raporton B92
Nga rusët janë blerë gjashtë MIG-29, por kur të paguhen të ashtuquajturat kostot e eksporteve rregulluese, për gjashtë aeroplanë do të ndahen diçka më shumë se 20 milionë dollarë, vlerësojnë ekspertët.
Që pajisjet ushtarake serbe janë vjetëruar është në dijeni edhe kreu i shtetit.
“Mënyra më e mirë për ripërtërirje është që kjo të bëhet me të njëjtën teknologji me të cilën pilotët tanë janë të trajnuar me kushte shumë të favorshme nga rusët. Duhet të sigurohemi se askënd nuk e sulmojmë, por të mbrohemi”, tha presidenti serb, Tomislav Nikolic.
Se si të mbrohen me mbështetjen e Rusisë ende nuk e di as ministri i Mbrojtjes. Ata do të kenë më shumë detaje të mërkurën, kur është planifikuar vizita e Kryeministrit, Aleksandar Vucic, në Moskë.
“Kushtet dhe modernizimi i mëtejshëm do të varen nga marrëveshja me rusët, dhe ajo që Kryeministri do të negocojë”, tha ministri i Mbrojtjes Zoran Djordjevic.
Megjithatë, nuk ka drekë falas. Çka do të kërkojnë rusët në këmbim? Nga momenti që nënshkruajnë kontratën ata janë në fitim, shkruan B92.
“Në aspektin psikologjik – propagandistik do të arrijnë efekt për shkak se serbët i duan rusët, prandaj kur ata japin diçka për herë të parë, edhe nëse është diçka që atje është tërhiqet nga armatimi dhe nuk janë ndonjë gjë e veçantë, por diçka që nuk u duhet. Do të marrin edhe ca para, sepse Serbia duhet të paguajë eksportin rregullues, pastaj do të paguajnë për zgjatjen e jetës së shërbimit – kështu që dhjetra miliona do të shkojnë tek kompanitë ruse “, thotë analisti ushtarak, Aleksandar Radic.
Radic beson se Perëndimi është i vetëdijshëm se Serbia duhet të kontrollojë hapësirën e saj ajrore, dhe beson se NATO nuk do t’i bëjë presion Serbisë për shkak të bashkëpunimit me Rusinë.
Express/d.i.