Serbia shpërblen policin shqiptar që e përqafoi djaloshin sirian
Ministri serb i Policisë Nebojsha Stefanoviç ka takuar sot policin nga Presheva Rexhep Arifi fotografia e të cilit me një fëmijë sirian ka bërë xhiron e botës. Stefanoviç ka paralajmëruar se për humanitetin e treguar polici do të shpërblehet.
“Ai ka dëshmuar se policët serbë kanë raport normal dhe të kulturuar ndaj të gjithë njerëzve që vijnë në vendin tonë dhe të gjithë neve na ka prekur mirësia e tij“, ka thënë Stefanoviç.
Polici shqiptar u ka thënë se ditën kur ishte bërë fotografia kishte qenë në patrullën e rregullt në fshatin Miratoc, në vendkalimin e parë të refugjatëve pas largimit nga Maqedonia.
Redaksia Java News/ f.g










