• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbia sërish e lodh Kosovën, nuk e heq kodin telefonik +381

by Java News
22/03/2018 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas njoftimit të Telekomit të Kosovës se nga 24 marsi pushojnë prefikset +381 (Serbia), +377 (Monako), +386 (Sllovenia) dhe se do të shfrytëzohet vetëm prefiksi +383 ka reaguar Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila ka siguruar se për serbët e Kosovës nuk do të ndryshojë asgjë as në telefoninë fikse e as në atë mobile

Qeveria e Serbisë nuk ka pranuar që të pushojë së funksionuari kodi telefonik i Serbisë në Kosovë +381 nga 24 marsi, kur do të shfrytëzohet vetëm kodi +383, i cili i është ndarë Kosovës duke u bazuar në marrëveshjen në Bruksel në mes të Beogradit dhe Serbisë. Telekomi i Kosovës ka njoftuar se që nga 24 marsi pushojnë prefikset +381 (Serbia), +377 (Monako), +386 (Sllovenia) dhe se do të shfrytëzohet vetëm prefiksi +383, i cili i është ndarë Kosovës me marrëveshjen e Brukselit.

“Marrëveshja për Telekomunikacionin, që është arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka mundësuar që ITU-ja t’ia caktojë Kosovës prefiksin ndërkombëtar +383, duke siguruar se autoriteti rregullativ për telekomunikacion i Kosovës – AKREP është administrator i vetëm që mund të komunikojë dhe t’i koordinojë aktivitetet adekuate të ITU-së”, thuhet në një komunikatë të Telekomit të Kosovës, të cilin e përcjellin mediet lokale serbe në veri të Mitrovicës.

Sipas Marrëveshjes, prefiksi i vetëm ndërkombëtar në Kosovë që mund të shfrytëzohet është +383. Me të njëjtën marrëveshje, sipas serbëve, në Kosovë mundësohet puna pa pengesë e Telekomit të Serbisë, ndërsa MTS-ja do të marrë leje të përkohshme për telefoninë mobile, e cila duhet të regjistrohet me ligjin e Kosovës.

Kozarev: Çfarëdo njoftimi për shuarjen e prefiksit +381 në Kosovë është gënjeshtër

Në anën tjetër, Qeveria e Serbisë nëpërmjet Zyrës për Kosovën ka siguruar serbët se për ta nuk do të ndryshojë asgjë as në telefoninë fikse e as në atë mobile, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Dushan Kozarev, zëvendësdrejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se çfarëdo njoftimi për shuarjen e prefiksit +381 në Kosovë është gënjeshtër.

“Ekziston plani i veprimit i hartuar qartë me të cilin është përcaktuar kur do të bëhet dhe çfarë do të bëhet në kontestin e telekomunikacionit, kështu që çdo pohim për largimin e prefiksit serb +381për shfrytëzuesit në Kosovë është gënjeshtër. Prishtina si gjithmonë, me qëllim apo gabimisht, po i interpreton marrëveshjet për telekomunikacionin, po përpiqet të krijojë huti dhe pezëm tek popullata serbe në Kosovë…, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Bllokohet pika e tregtimit të mishit, ambjenti ishte në pronësi të Komunitetit Musliman

Bllokohet pika e tregtimit të mishit, ambjenti ishte në pronësi të Komunitetit Musliman

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

Irani rrëzon avionin amerikan F35, dyshohet se piloti nuk i mbijetoi sulmit

April 3, 2026
Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

Një jetë në skenë: Maestro Zhani Ciko vjen me monografinë ‘Opera ime’”

April 3, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Ka debat plot në PS! Ca me zë të ulët dhe ca me zë të lartë…

April 3, 2026
Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

Shkarkohet shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, vendimi vjen me kërkesë të Pete Hegseth

April 3, 2026
Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

Influencerët e Maga-s braktisin Trumpin: Ka mbaruar, ka përkeqësim të gjendjes mendore!

April 3, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vrasjet e “2 Prillit”, Frrok Çupi: Ngjarje e rëndë që i dha fytyrën e vet PD-së

April 3, 2026
Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

April 3, 2026
E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

E papritur në Ngushticën e Hormuzit! Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

April 3, 2026
Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

Moti parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh

April 3, 2026
Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In