Serbia ka bërë përparime në shumë fusha si ajo e reformës institucionale, e të drejtave të minoriteteve, e luftës kundër pastrimit të parave dhe problemet e lidhura me azilin, thuhet në raportin e fundit të Komisionit të Bashkimit Europian për vendin ballkanik.
”Por, Serbia nuk ka regjistruar rezultatet e duhura për reformën në drejtësi, për luftën kundër korrupsionit dhe për lirinë e medias”, thekson raporti, i nxjerrë sot me ekstrakte nga media serbe.
”Përparimet në kapitujt kyç 23 dhe 24 të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ku futen drejtësia, liritë themelore, liria dhe siguria si edhe një përqasje kostruktive e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën janë shumë të rëndësishme për hapjen e kapitujve të rinj të negociatave me Brukselin”, thekson media serbe duke cituar pjesë të raportit.
/b.d