• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Serbia nuk ka përmbushur detyrimet”, Vjosa Osmani për negociatat: Nuk ka barazi në proces

by A R
31/08/2024 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja Vjosa Osmani ka folur në forumin në Pragë në lidhje me integrimin europian dhe negociatat me Serbinë.

Ajo u shpreh se negociatat me Serbinë kanë ngecur sepse shtetet nuk po trajtohen barabartë dhe Beogradi nuk i ka përmbushur detyrimet.

“Nëse shohim listën e zotimeve që Serbia nuk i ka përmbushur… është shumë shumë e gjatë, do të na duhej deri nesër që ta lexonim. Është e lehtë ta konfirmoni, mos besoni interpretimin tim. Zgjidhni cilëndo marrëveshje, qoftë marrëveshja për lëvizje të lirë, marrëveshjen për njohjen e diplomave, njohjen e dokumenteve të tjera e të tjera, asnjëra nuk janë zbatuar, as ajo që obligon Serbinë që t’i largojë strukturat paralele ilegale nga Kosova, por fillimisht në veri. Por çfarë ka ndodhur është se në vend të heqjes së tyre, Serbia i ka forcuar vazhdimisht në atë masë sa këto struktura ilegale janë kthyer në banda mafie dhe janë kthyer në rrezikun më të madh për serbët e veriut”, ka thënë ajo nga samiti i sigurisë në Pragë.

Presidentja tha se pavarësisht se DSerbia nuk i ka përmbushur detyrimet, Kosova është nën masat e BE-së dhe nëse nuk ka barazi, nuk mund të ketë rezultate të prekshme.

“Pavarësisht të gjithë kësaj dhe listës së moszbatimit nga Serbia, gjeni cila palë është nën masa të BE. Është pala që është 100% në linjë me BE-në, pala që asnjëherë nuk merr armë nga Rusia, Kina apo Irani, është pala që 95% e popullit të së cilës janë në favor të BE-së, pala që kurrë nuk ka kryer akt agresioni ndaj fqinjëve të saj, që nuk destabilizon fqinjët, që nuk përdor rusët MIG të fluturojë mbi fqinjët e saj, kjo është pala që është nën masa. Është Kosova. Prandaj tavolina është përmbys. Kur nuk ke barazi qysh në themel të çfarëdo procesi negociues, askush nuk duhet të ëndërrojë për rezultate të prekshme që edhe mund të zbatohen në terren”, tha ajo.

/a.r

Next Post
Humbjet e Rusisë në Ukrainë, mediat identifikojnë mbi 66 mijë ushtarë të vrarë

Humbjet e Rusisë në Ukrainë, mediat identifikojnë mbi 66 mijë ushtarë të vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In