• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Serbia nuk i zbaton fare marrëveshjet ekonomike me Kosovën

by Java News
14/07/2015 01:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bisedimet të cilat po zhvillohen ndërmjet shtetit të Kosovës dhe të Serbisë, nuk kanë dhënë rezultate të mira në aspektin ekonomik, madje disa marrëveshje që kanë të bëjnë me çështjet ekonomike nuk kanë gjetur fare zbatim. Kështu vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve në Kosovë. Marrëveshja kryesore e cila është jetësuar në praktikë, kujtojnë ata, është ajo për njohjen e vulave doganore, referuar Zërit.

Por, sipas tyre, efektet në Kosovë kanë qenë simbolike për arsye se Kosova ka eksport shumë të ulët krahasuar me importin e madh të produkteve të Serbisë që vinë në Kosovë.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka dhënë disa fryte simbolike, por fatkeqësisht jo në nivelin e dëshiruar, për faktin siç shprehet Gashi, “Serbia është e prirë të nënshkruaj marrëveshje dhe të mos i zbatojë ato”.

“Një intervenim i drejtpërdrejtë në shtetin e Kosovës nga ana e Serbisë në aspektin ekonomik është edhe ndarja e vijave buxhetore të Serbisë për Kosovën, për arsye se ne ende kemi financimin e strukturave paralele nga Serbia në Kosovë përkundër faktit se me marrëveshjen e Brukselit të prillit të vitit 2013 është paraparë ndryshe”, shton Gashi.

Sa i përket çështjeve të pazgjidhura midis Kosovës dhe Serbisë, siç janë energjia dhe telekomi, eksperti i çështje ekonomike Gashi, dyshon se mund të zbatohen edhe nëse arrihen marrëveshje.

Me sa duket dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë, e ka penguar në masë të madhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Delegacioni i Kosovës pothuajse në shumicën e rasteve po tregohet tejet tolerant dhe kjo tolerancë po e dëmton biznesin, ekonominë dhe prodhimtarinë. Kjo është duke vazhduar edhe me kartonët e gjelbër që ne vazhdimisht kemi pasur probleme me Serbinë. Transporti i Kosovës pothuajse shumë pak shfrytëzohet në Serbi për shkak të taksave që Serbia ia vë transportuesve kosovarë”, thekson ai.

Sidoqoftë, normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është kusht për të dyja vendet që të avancojnë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Next Post

Horoskopi 14 Korrik 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In