• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Serbia nuk do të futet në BE nëse…”/ Kancelari austriak: Prishtina dhe Beogradi të dakordësohen për normalizimin e marrëdhënieve

by Java News
26/01/2021 13:02
Austria's Chancellor Sebastian Kurz arrives at the Mozarteum University to attend a plenary session part of the EU Informal Summit of Heads of State or Government in Salzburg, Austria, on September 20, 2018. (Photo by Christof STACHE / AFP)        (Photo credit should read CHRISTOF STACHE/AFP/Getty Images)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka folur për mediat në Serbi për zgjerimin e BE-së, raportet me Kosovën si dhe kushtin e Serbisë që ta pranojë Kosovën, nëse synon të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

I pyetur për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Kurz tha se “pa ndërmjetësimin e BE-së, nuk do të vinte deri te ndonjë marrëveshje në Bruksel”.

“Detyrën për këto çështje BE-ja ia ka besuar Mirosllav Lajçakut, një diplomati me përvojë, që gëzon përkrahje të plotë të BE-së dhe Austrisë. Por, në fund nevojitet vullneti dhe guximi politik i Prishtinës dhe Beogradit, pa të cilat nuk do të ketë sukses. Gjithashtu është e nevojshme përkrahja e komunitetit ndërkombëtar në veçanti bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të”, ka shtuar Kurz, raporton Telegrafi.

Ndërkaq i pyetur nëse për Serbinë është kusht pranimi i Kosovës nëse shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, kancelari austriak tha se “gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd, dy vite më parë – ka theksuar se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të ketë pranim në BE pa normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Ajo çfarë është më e rëndësishme është që të dyja palët duhet të merren vesh për normalizim të marrëdhënieve. Kjo duhet t’i kontribuoj stabilitetit në rajon”, ka shtuar ai.

Kurz ka folur edhe për raportet me Kosovën, ku theksoi se Austria ka raporte të shkëlqyeshme bilaterale me vendin tonë.

“Me kontingjentin tonë të trupave në kuadër të KFOR-it, që është numri më i madh i trupave austriake të stacionuara jashtë vendit, prioritet kemi sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe tërë rajonit”, ka thënë për fund Kurz.

g.kosovari

Next Post
“Nevojitet urgjentisht angazhimi i të gjitha strukturave”, Meta reagon për përmbytjet: Shteti t’i garantojë ndihmën çdo qytetari

“Nevojitet urgjentisht angazhimi i të gjitha strukturave”, Meta reagon për përmbytjet: Shteti t’i garantojë ndihmën çdo qytetari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In