• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbia ngul këmbë ende në politikën e “dy karrigeve”

by Java News
04/11/2017 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia thotë se do të vazhdojë politikën e saj të ecjes ndërmjet Rusisë dhe perëndimit, duke vënë në rend të parë interesin e saj.Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters, ritheksoi këtë qëndrim duke ju referuar deklaratave të diplomatit amerikan Hoyt Brian Yee, i cili paralajmëroi Beogradin “se nuk mund të qëndrojë i ulur në dy karrige”.

“Kur dikush na kërkon të mos ulemi në dy karrige, atëherë ai po përpiqet të na heqë karrigen…që ne të rrëzohemi. Për këtë arsye mendoj se nuk duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj kritike. Është me rënësi që t’i përmbahemi interesit tonë kombëtar”, tha ai.

Shumë serbë e shohin veten viktimë të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që çuan në çlirimin e Kosovës, ndërsa Beogradi vazhdon të ruajë lidhjet emocionale e kulturore me Moskën, posaçërisht edhe për shkak të qëndrimit të saj kundër pavarësisë së Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se me diplomatin amerikan Hoyt Brian Yee kishte zhvilluar një takim “jo të këndshëm”, ku temat kryesore ishin Kosova dhe Rusia.

“Ai (Hoyt Brian Yee) më tha se nuk mund të prekni tërësinë tokësore të Kosovës, ndërsa unë i thashë, ju keni mundur të prekni tërësinë e Serbisë nëntë vjet më parë. Atëherë vlenin rregulla të tjera. Këtë ia thashë në fytyrë. Ai mua ma bëri të ditur, tha të kam përcjellë mesazhin e Amerikës. Duhet ta respektosh, nëse nuk e bën… dihen pasojat…”, tha presidenti serb.

Ndërsa ministri i jashtëm serb duke i bërë një krahasim çështjes së Kosovës dhe asaj të Katalonjës në Spanjë, tha se “nëse Spanja mund të luftojë për konceptin e saj, atëherë edhe serbët mund të luftojnë për vendin e tyre”.

Derisa synon integrimin në Bashkimin Evropian, Serbia ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve euro-amerikane kundër Moskës për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.
Zyrtarë të ministrisë së Jashtme të Serbisë madje paralajmëruan masa ndaj ambasadorit ukrainas në Beograd, Oleksandr Aleksandrovych, i cili në një intervistë me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, tha se “Rusia po e shfrytëzon Serbinë për të destabilizuar Ballkanin dhe për të shkatërruar Evropën”.

Sekretari shtetëror në ministrin e Jashtme serbe, Ivica Tonçev, e akuzoi atë për “sjellje jo diplomatike” dhe përpjekje për të dëmtuar marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë. Ai tha që nëse vazhdojnë veprimet e tilla, Serbia do të jetë e detyruar të “marrë masa”.

Zhvillimet politike në Evropën Juglindore gjatë vitit të fundit nxitën shqetësime në rritje për paqëndrueshmërinë e rajonit dhe ndërhyrjen e Rusisë e cila nuk i sheh më sy të mirë integrimet euroatlantike të vendeve të Ballkanit.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim edhe për një qendër të emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore. Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një bazë ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan.

Qendra ruse që u hap fillimisht në vitin 2012, gjendet relativisht pranë forcës paqeruajtëse prej 4 mijë trupash në Kosovë. Pjesë e forcave ndërkombëtare në Kosovë janë edhe 600 ushtarë amerikanë.

Moska kërkon që personelit të saj t’i jepet imunitet diplomatik, ndërsa mohon çfarëdo veprimtarie të saj përveç trajtimit të emergjencave. Ajo i dorëzoi ditë më parë gjashtë avionë ushtarakë MiG-29 Serbisë, ndërsa pritet që të dërgojë në Beograd edhe 30 tanke T-72 dhe 30 automjete të blinduara.

Megjithatë Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.
Në fillim të kësaj jave Serbia edhe zyrtarisht hapi dialogun e brendshëm për çështjen e Kosovës në kërkim të siç thuhet “një marrëveshjeje historike me shqiptarët”.

Hapja e këtij dialogu të nisur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, nxiti shumë reagime në Serbi ku janë hedhur edhe ide për ndarjen e Kosovës, ide këto që janë hedhur poshtë nga Prishtina, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Kjo çokollatë e bukur

Kjo çokollatë e bukur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen bisedë telefonike me Ramën: Me mikun tim të mirë folëm për integrimin dhe investimet

Presidentja e KE: 10 ditët e para të luftës i kushtuan Evropës 3 miliardë euro

March 11, 2026
“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In