Serbia ndihmoi Kinën për të ndërtuar avionin e padukshëm si ShBA
Mediet botërore ditëve të fundit shkruajnë sërish se kinezët aeroplanin e vet të padukshëm e konstruktuan me ndihmën e serbëve të cilët atyre ua shitën pjesët e avionin F-117, i cili u rrëzua në Serbi gjatë një misioni ushtarak në vitin 1999, përcjell raportet gazeta “Kurir” e Beogradit. Megjithëkëtë, ekspertët pohojnë se , transmeton Koha.net, se kjo teknikisht është e pamundur dhe se kjo është “edhe një mënyrë që serbët të paraqiten si negativë”, sepse spiunët kinezë arritën te planet më sekrete për ndërtimin e avionit të luftës F-35 të gjeneratës së pestë e pastaj e ndërtuan versionin vet të fluturakes së luftës „Çengdu J-20“.
“Këto janë budallallëqe sepse teknikisht ato janë të pamundshme. Nuk mund të garantoj se pjesë të F-117 nuk kanë përfunduar te disa miq tanë të Lindjes, por në bazë të ca mbetjeve nuk është e mundur të ndërtohet avioni i padukshëm. Kinezët bashkëpunojnë me rusët, të cilët ua kanë shitur motorët për avionë, e me siguri edhe kompozitat që fluturaket i bëjnë të padukshme për radarë”, mendon Miroslav Lazanski, një komentues ushtarak nga Beogradi.









