Serbia ka rinovuar radarët e saj ushtarak në Kopaonik, e me këtë ka lëvizur edhe vijën e kufirit që ndan Kosovën me shtetin fqinj. Kështu të paktën thotë eksperti i sigurisë, Avni Islami, dhe gjeografi Florim Isufi, duke u bazuar në të dhënat e mbledhura nga puna e tyre kërkimore.
Profesori Florim Isufi, në bashkëpunim edhe me profesorin dhe deputetin Shpejtim Bulliqi, thonë se sipas pamjeve satelitore aty vërehet objekti gjeografik. Pika e Kopaonikut ka edhe një histori të saj ushtarake, që e shpjegon eksperti i sigurisë, Avni Islami. Islami thotë se nga ajo pikë e radarëve ushtarakë që ka një rreze veprimi 400 kilometra, e përveç që kontrollon Kosovën, arrin të kontrolloj edhe komplet Mesdheun.
Rindërtimi i pikës së Kopaonikut ka shfaqur edhe një problem tjetër. Sipas hulumtimit nga Isufi dhe Bulliqi, kufiri në gjeoportalin e Serbisë ka lëvizur për 260 deri 280 hektarë brenda territorit të Kosovës.