Nga samiti i BE-së në Bruksel ka folur për mediat edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili është pyetur nga mediat e rajonit, nëse pret kritika nga vendet anëtare për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Ai ka deklaruar se ka një përgjigje të gatshme ndaj këtyre kritikave dhe tha se Serbia po mban dhe është ulur në karrigen e saj.
“E pres apo jo, do të marrë një përgjigje”, tha Vuçiç, i pyetur nga një gazetar nga Kroacia se si e sheh faktin që kryeministri dhe presidenti i Kroacisë deklaruan më herët se Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige.
“Serbia është ulur në karrigen e saj dhe nuk është kryeministri juaj dhe presidenti juaj ata që do ta udhëheqin politikën e Serbisë, por qytetarët e Serbisë përmes lidershipit të tyre. Por unë i përgëzoj për faktin se do të dëshironin shumë të udhëhiqnin politikën e Serbisë. Kjo tregon rëndësinë e Serbisë dhe i uroj gjithë të mirat”, tha Vuçicc.
I pyetur për të komentuar faktin se kancelari gjerman Olaf Scholz tha më herët se pret që Serbia ta njohë Kosovën, Vuçiç u përgjigj shkurt: “Edhe unë i thashë që mos të presin hiç për këtë”.
/a.r