• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbia ende pa pllakë përkujtimore në varrezat masive me shqiptarë

by Java News
30/08/2018 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia s’lejon pllakë përkujtimore në lokalitetet e varrezave masive me shqiptarë.Mbi 700 trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës janë gjetur vite më parë në varreza masive në Batajnicë të Serbisë, por aty nuk gjendet asnjë pllakë apo memorial që e tregon këtë.

Krejt kjo pasi institucionet e shtetit serb nuk po pranojnë që vendet ku janë gjetur varreza masive me trupa të shqiptarëve të shënohen me “pllaka përkujtimore”, ani pse institucionet e Kosovës deklarojnë që e kanë bërë një kërkesë të tillë.

Përveç në Batajnicë, as në Petrovo Selo, Peruçec dhe as në Rudnicë nuk janë lejuar të vendosen memoriale të tilla që tregojnë se në këto vende ka pasur varreza masive.

E mos shënjimi i këtyre varrezave masive nga shteti serb, për drejtorin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala, është ikje nga përgjegjësia për krimet që janë bërë.Sipas tij, po të ndodhë shënjimi, atëherë shteti i Serbisë do të marrë përgjegjësinë për ato krime.

“Në qoftë se vendosin një pllakë informuese apo përkujtimore se aty ka pasur një varrezë masive, ata do ta merrnin përgjegjësinë, kështu që ata janë munduar që t’i ikin përgjegjësisë dhe ta bartin atë tek garniturat e mëparshme të regjimit serb. Kjo garniturë e cila është sot në pushtet, e cila është pjesa tjetër e luftës, sepse Vuçiqi ka qenë ministër i Informimit në Qeverinë e Millosheviçit dhe ka përgjegjësi konkrete për shumë krime që kanë ndodhur në Kosovë, sikur që është edhe Daçiqi, mos të flasim për Sheshelin.

Këta do të mundohen që të mos ketë një pllakë përkujtimore sepse do ta identifikonin edhe Serbinë me këto krime dhe ata nuk duan. Ata jo që nuk duan ta bëjnë këtë, por ata edhe pas gjithë atyre që kanë bërë në Kosovë, ende po i japin vetes të drejt për fat të keq edhe me përkrahjen e disa udhëheqësve tanë edhe sidomos të bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjnë në punë t e Kosovës”, ka deklaruar ai, raporton KP.

Ndërsa, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, shprehet se refuzimi i shtetit serb për të shënuar këto vende, është për shkak se ky shtet dëshiron që të harrohet e kaluara.

“Kjo tregon raportin të autoriteteve serbe ndaj viktimave, pra janë të interesuar sa më shpejt me i harrua krimet që i kanë bërë në të kaluarën forcat serbe ndaj civilëve shqiptarë. Kjo njëmend tregon që është një lloj tentimi që me u harru e kaluara, me u fshi ato krime dhe edhe një herë tjetër viktimat janë nëpërkëmbur nga institucionet serbe. Qeveria e Kosovës nuk e di, nuk e besoj që kanë pasur ndonjë tentim që ta diskutojnë edhe këtë çështje me autoritetet serbe, sepse definitivisht është e qartë që institucionet kosovare nuk kanë mandat, nuk mund të shkojnë të vendosin përmendore në territorin e Serbisë. Mirëpo, nuk jam i sigurt nëse është ngritur ndonjëherë kjo çështje gjatë bisedimeve apo jo”, ka pohuar ai.

Shënjimin e këtyre vendeve nga shteti serb e kanë kërkuar edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi dhe Nisma e të Rinjve për të Drejta të Njeriut, madje këto dy organizata kanë ndërmarrë edhe disa aktivitete me qëllimin për t’i bërë presion shtetit serb, por që nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat.

Një kërkesë të tillë e ka pasur edhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ku anëtari i këtij komisioni Ahmet Grajqevci, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti kanë bërë një kërkesë të tillë tek institucionet e shtetit serb.Megjithatë, ai shprehet skeptik se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Ne kemi bërë kërkesë që në çdo vend ku janë gjetur varreza masive qoftë në Serbi, qoftë në Kosovë të shënjohen me një lapidar çfarë do qoftë ai, vetëm në formën e personave të zhdukur dhe të varrezave masive.

Kështu, e kemi kërkuar dhe besoj që brenda Kosovës kjo do të realizohet shumë shpejt, se kryeministri na ka premtuar që do të realizohet. Por, për në Serbi mbetet nga trysnia ndërkombëtare se a mund të bëjmë një gjë të tillë nëpër Petrovo Selo, Batajnicë, ku në Batajnicë veç me sa kam dëgjuar po fillon të ndërtohet një kishë”, është shprehur ai.Aktualisht Kosovës i mungojnë edhe mbi 1 mijë e 600 persona të zhdukur gjatë luftës së fundit, përgatiti Koha. (B.an)

Next Post
Tatimet penalizojnë në kulmin e sezonit 11 hotele në Jug të vendit

Anketa: 87% e turistëve të huaj vlerësim maksimal Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Grupi Parlamentar i PD-së shkresë zyrtare SPAK: Hetoni Irena Gjokën pa vonesa

January 20, 2026
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim

(E PLOTË)- Kryebashkiaku Erion Veliaj depoziton kallëzim penal për falsifikim dokumentesh gjyqësore

January 20, 2026
(EMRI) Ishte në kërkim për vrasjen e ish-snajperistit në Mbretërinë e Bashkuar në 2019, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës…

(EMRI) Ishte në kërkim për vrasjen e ish-snajperistit në Mbretërinë e Bashkuar në 2019, vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës…

January 20, 2026
Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

Reagon Alban Dokushi pasi Gjykata e riktheu në detyrë si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

Reanimacioni 30 minuta pa energji, gjeneratori i QSUT nuk funksionoi! Mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

January 20, 2026
Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ndërprerja e energjisë në QSUT, Meta ironizon nga qelia: Ky është sukses i shëndetësisë falas..

January 20, 2026
4 vrasjet e 21 Janarit, flet motra e Ziver Veizit: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK?

15 vite nga “21 janari”, të mërkurën ceremoni përkujtimore për 4 protestuesit e vrarë

January 20, 2026
Lavrov: Rusia nuk është e pastër, nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi

Lavrov mohon çdo lidhje me Groenlandën: Rusia nuk ka të bëjë fare, nuk ka prova për pushtim

January 20, 2026
Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

Ukraina ndryshon strategjinë e mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të reja ruse

January 20, 2026
Arrestimi i gjyqtares Enkeleda Hoxha, Xhixho: Roli i SPAK për t’u vlerësuar

“Tregje me ushqime te pasigurta!” Xhixho: Siguria ushqimore pengon për në BE

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In