Qendra për ski e Serbisë, në përbërje të cilit është Qendra për ski e Brezovicës, ia ka bërë me dije kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa se do të iniciojë kontestin në Gjyqin Ndërkombëtar në Paris.
Siç theksohet, kontesti investues kundër Kosovës do të bëhet pasi Qeveria e Kosovës ka paraparë eksproprijimin e pasurisë së Qendrës për ski të Brezovicës për ndërtimin e Qendrës turistike Brezovica, njofton B92.









