• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbia, e para kombëtare europiane që do të luajë ndeshje futbolli me Rusinë

by A M
20/03/2024 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, do të takohet me homologun e vet rus, Sergei Lavrov, të enjten në Moskë, njoftoi të mërkurën zyra e ministrit serb.

Siç thuhet në njoftim, Daçiç do të udhëtojë drejt kryeqytetit rus me ftesë të Lavrovit për të ndjekur një ndeshje miqësore në futboll mes ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Rusisë.

Takimin e dy shefave të diplomacisë e kishte paralajmëruar më herët zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova, raporton agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Serbia do të bëhet kombëtarja e parë evropiane që luan ndeshje futbolli në Rusi prej se Moska nisi pushtimin e Ukrainës në Shkurt 2022.

Ndeshja miqësore mes kombëtareve të Rusisë dhe Serbisë në Moskë është planifikuar të zhvillohet më 21 Mars.

Federata e Futbollit e Rusisë e ka cilësuar këtë ndeshje si “duel vëllazëror”.

Dy ditë pas përballjes së ekipeve kombëtare, më 23 Mars, kampioni i Serbisë në futboll, Cervena Zvezda, dhe kampioni i Rusisë, Zenit Shën Petersburg – do ta luajnë një ndeshje miqësore në Beograd.

Derisa kombëtaret e tjera evropiane, si Anglia apo Polonia, e shpërfillin ekipin kombëtar rus, kombëtarja e Serbisë ndjek politikën shtetërore.

Beogradi zyrtar nuk ka pranuar të bëhet pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian – megjithëse synon të anëtarësohet në të – prej kur blloku filloi ta sanksionojë Rusinë dy vjet më parë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Autoritetet në Serbi nuk i kanë ndërprerë asnjëherë kontaktet me Kremlinin gjatë kësaj kohe.

Beogradi zyrtar mbështetet te Rusia në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës – e shpallur nga Prishtina zyrtare më 2008 – por nga viti 2011 zhvillon dialog me të, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore. /REL

Next Post
Kina vazhdon të përbëjë kërcënimin kryesor për SHBA-në

Kina vazhdon të përbëjë kërcënimin kryesor për SHBA-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In