• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbia do të ankimojë në CAS futjen e Kosovës në UEFA

by Java News
03/05/2016 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia është e tronditur nga vendimi që e bëri Kosovën anëtare të UEFA-s dhe do të kërkojë ta anulojë këtë përmes Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës. Ministri i Sportit, Vanja Udoviçiç ka thënë se, shteti do ta ndihmojë Federatën Serbe të Futbollit.

Shtypi serb shkruan se është turp, që Kosova është bërë anëtare e UEFA-s duke shkelur statutin e kësaj organizate. Një pezmatim ka shkaktuar edhe fakti, që ish-futbollisti i famshëm i ish-Jugosllavisë, Dejan Saviçeviç ka votuar pro Kosovës, në emër të Malit të Zi.

Tomislav Karaxhiç, kryetar i Federatës Serbe të Futbollit, ka thënë se kjo do të shkaktojë shumë tension në të gjithë rajonin.

“Prej 4 vitesh kemi luftuar dhe refuzuar të gjitha tentativat e shtetit të vetëshpallur. Goditjen e parë e morën nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, që ishte edhe argumenti kryesor i përdorur nga delegacioni nga Kosova. Ne nuk mund ta lejonim politizimin e futbollit”, ka thënë Karaxhiç, duke sqaruar se – sipas tij, – të gjitha këto kanë qenë presione politike.

Në kampionatin e saj të futbollit, Serbia ka edhe klube serbe nga Kosova, për të cilat Federata do të luftojë deri në fund, sipas presidentit të saj.

Ndërkohë ka reaguar edhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, duke thënë se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. TCh

javanews/ a.k

Next Post

Doni të dobësoheni?! Problemi nuk është tek yndyrnat por tek karbohidratet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

810 mijë nuk votojnë sot. Ndër ata që votojnë, PS merr pothuaj sa dyfishi votave të PD-ASHM

March 17, 2026
Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

March 17, 2026
Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

March 17, 2026
Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

March 17, 2026
Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

Niazi Jaho: Masat e sigurisë, një hap i vonuar, por i nevojshëm nga Gjykata e Lartë

March 17, 2026
“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës

Corriere della Sera: Vietnami i Donald Trump!

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In