Federata e Futbollit të Serbisë ka apeluar vendimin e UEFA-s që ia ka mundësuar Federatës së Futbollit të Kosovës anëtarësimin në shtëpinë e futbollit evropian.
Tanjug shkruan se UEFA pranoi FFK-në duke shkelur statutin e saj dhe për këtë rast Serbia ka angazhuar Gabriel Lanskyn, partner në firmën ligjore “Lansky, Ganzger & Partner”.
“Firma jonë do të përfaqësojë interesat e FFS-së kundër vendimit dhe kjo është arsyeja që ne e kemi dërguar çështjen në CAS”, ka thënë Lansky. (b.an)