• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbia beson te mrekullitë, kapiteni Mitroviç: T’i bëjmë tre fitore, ndoshta Shqipëria do gabojë

by A R
13/10/2025 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kapiteni i Serbisë, Aleksandër Mitroviç shpreson ende tek një vend në Botërorin e 2026 edhe pas humbjes me rezultatin 0-1 në Leskovc nga Shqipëria.

Në konferencën para ndeshjes kundër Andorrës që do të luhet nesër në orën 20:45, Mitroviç tha se shokët e tij te Kombëtarja duhet të marrin mësime nga humbja kundër kuqezinjve.

“Është një rezultat i vështirë dhe i dhimbshëm, një periudhë e vështirë për të gjithë ekipin kombëtar. Pas një humbjeje të tillë gjithmonë dëshiron që ndeshja tjetër të vijë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është një ndeshje e rëndësishme për ne, duhet të marrim tre fitore për të ruajtur shanset tona teorike dhe presim rezultate të tjera që të na përshtaten”, tha kapiteni i Serbisë.

Më tej Mitroviç u shpreh optimist se Shqipëria do ta regjistrojë një humbje në dy ndeshjet e mbetura përballë Andorrës në transfertë dhe Anglisë më 16 nëntor në “Air Albania”.

“Fokusi është të qëndrojmë në lojë deri në ndeshjen e fundit dhe të shpresojmë që Shqipëria do të bëjë një humbje”, nënvizoi ai.

Serbia beson te mrekullitë, kapiteni Mitroviç: T’i

Më tej Mitroviç nënvizoi se ka folur me shokët e ekipit për të ngritur moralin e tyre.

“Në futboll, nuk ka shumë kohë për të festuar pas fitoreve të mëdha, as për trishtim pas humbjes. Kjo do të na dhembë për një kohë të gjatë, por nuk kemi zgjidhje tjetër. Ka shumë lojtarë të rinj në ekip dhe ky është një test i madh për të gjithë ata djem. Duhet të nxjerrim mësimet tona dhe të ecim përpara. Fokusi është tërësisht te ndeshja me Andorrën, dhe pastaj do të mendojmë më thellë për atë që ndodhi në duelin me Shqipërinë.”

Në ndeshjen e së martës, futbollistët serbë do të drejtohen nga Zoran Mirković, i cili u emërua trajner i përkohshëm pas dorëheqjes së Dragan Stojković.

Next Post
Bie mbështetja për Listën Serbe në Kosovë, ndikimi i Vuçiç vazhdon

Bie mbështetja për Listën Serbe në Kosovë, ndikimi i Vuçiç vazhdon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In