Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha në Stamboll se tregtia midis Serbisë dhe Turqisë është në rritje nga viti në vit.
Vuçiç ka shtuar se homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan në Serbi do t`i dërgojë 150 biznesmenë për të vendosur kontakte me biznesmenë serbë.
Kreu i shtetit serb tha pas takimit me Erdogan në Stamboll se beson se homologu i tij turk sa më shpejt ta vizitojë Serbinë dhe i kërkoi atij që të zhvillojë një vizitë disa ditore, për të diskutuar të gjitha çështjet rajonale dhe politike, raportojnë mediat serbe, cituar nga Express. (b.an)










