Deri tani janë nëntë vetë kanë vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Serbi, ndërkohë që janë regjistruar 102 raste të sëmundjes, njoftoi Instituti për Shëndetin Publik të Serbisë.
Sipas raporteve, tre të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor janë nga rajoni Jugperëndimor, pesë nga Beogradi dhe një nga Qarku i Jugut Banat.
Virusi i Nilit Perëndimor, përcillet nëpërmjet thumbimit të mushkonjës së infektuar, e jo nga njeriu në njeri. Mushkonjat e infektuara janë ato që rriten dhe shtohen, sidomos në vendet ku ka pellgje me ujëra të ndotura, përgatiti Koha. (b.an)