Pak ditë para ndeshjes së madhe që do të zhvillohet në Elbasan, trajneri i Serbisë Radovan Qurçiç shprehet se ekipi i tij do të japë maksimumin për t’i prishur ëndrrën Shqipërisë.
“Para nesh janë dy ndeshje të fundit në këtë cikël, me shumë rëndësi, edhe pse nuk kemi shanse për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Loja në Shqipëri është më e vështira, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshje dhe jam i sigurt se lojtarët do të japin çdo gjë nga vetja dhe do të jenë ambasador të vërtetë të Serbisë.
Jemi të vetëdijshëm se për ata është një ndeshje vendimtare, por ne mund t’ju shkaktojmë probleme” ka shtuar më tej trajneri i Serbisë.









