• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbët po kalkulojnë, shqiptarët po i falen besimit

by Ben Andoni
24/01/2023 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shumë autoritete të huaja dhe shqiptare iu shmangën propozimit të dikurshëm të shkëmbimit të territoreve. Në argumentin e politikanëve të Ballkanit dhe shumë autoriteteve, ky akt mund të kishte efektin domino për hapësira të tjera. Një varg jo i pakët njerëzish iu turrën Thaçit dhe atyre pak që e mbështetën publikisht. Erdhi koha e shprehjes së shumë individëve kundër zyrtarëve, që aludoheshin për të. Kryeministri Rama nuk mbeti pa anatemë. “Shërbëtor i Vuçiqit” ishte përcaktimi më i paktë për njeriun më të plotfuqishëm shqiptar. Pas në histori, ishin intelektualët serbë të parët, që duke parashikuar të ardhmen e errët të politikave të tyre do të shkonin në propozimin e realiteteve aspak të kënaqshme. Individë dhe qarqe, duke përdorur autoritetin e Akademisë së tyre të Shkencave, Shoqata e Shkrimtarëve e Serbisë etj., propozonin ndarjen e Kosovës. Përplasja me këtë koncept në Serbi s’do ishte e lehtë. Veçse, koha u dha deridiku të drejtë, pasi largimi i forcave ushtarake dhe detyrimet e Serbisë nga marrëveshja e Kumanovës e nxori sërish nga sirtarët e pluhurosur.

Pesë vjet më vonë, tollovia e vitit 2004 në Kosovë ishte një përpjekje e qarqeve të ndryshme Kosovë-Serbi për të treguar se duhej kërkuar një realitet ndryshe. Pse jo edhe ndarja. Edhe pse në ato ditë të errëta u vranë më shumë shqiptarë, Serbia e përdori në stilin e zakonshëm se popullata serbe gjendej në një rrezik potencial mbijetese. Se çfarë rrodhi më vonë dihej: Perëndimi e harroi “pakëz” gjenocidin mbi Kosovën dhe filloi të punonte ‘për të drejtat e komunitetit serb, tashmë të rrezikuar’.

Edhe pse një pjesë e njerëzve sot e anatemojnë planin që duket i përshtatshëm për serbët, koha po na tregon se ky plan është një zgjidhje e konsiderueshme. Nga shumë më tepër burime besohet se viti 2023 do të ndaj shumë gjëra për debatin Kosovë-Serbi. Kështu, njohësi i çështjeve të Ballkanit dhe Hulumtuesi në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less pohon se: “Një skenar përfshin një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës në të cilën e para njeh të dytën – fillimisht praktikisht dhe më vonë formalisht – në këmbim të autonomisë për veriun e Kosovës. Diplomatët amerikanë dhe evropianë janë fuqimisht në favor të kësaj”, u shpreh në një intervistë për Eureneës.rs. Dhe, sërish nga i njëjti autor, Qeveria në Beograd mund të konkludojë se një marrëveshje e tillë është më e mira për Serbinë: “ngjashëm Qeveria në Prishtinë mund të konkludojë se dhënia e autonomisë serbëve është një çmim që ia vlen të paguhet për t’i mundësuar asaj të nis ofertën e saj për anëtarësim në BE”. A preket Kosova? Duket se preket bajagi shumë. E para largohet një pjesë, që për hir të së vërtetës, ajo nuk ka ndonjë autoritet, por ndërkohë, Presheva mbetet në territorin serb.

Dhe, më shumë akoma: nëse kjo ndodh me Veriun dhe nga ana tjetër pjesës tjetër të komunave i mundësohet Asosiacioni, që palës shqiptare po i bëhet aq presion sot nga SHBA-ja deri në Bruksel, atëherë Kosova duket se e humbet edhe Preshevën e Bujanovcin. “Të dyja qeveritë duhet të jenë në gjendje të tregojnë gatishmëri për kompromis”, tha edhe Derek Chollet, këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit në intervistën e tij të fundit për Radio Evropa e Lirë. Chollet që i vizitoi vetë Prishtinën e Beogradin pas ditë më parë, pohoi se nga takimet që ka pasur në dy kryeqytetet “mendojmë se këto kompromise janë të mundshme”. Edhe këtu e kemi një ngërç, kur mendon se Beogradi e ka marrë seriozisht dhe po flet për privacione dhe vendime të vështira përpara vetes, në Prishtinë duket se e kanë marrë më shtruar.

Këtu të vinë ndërmend fjalët e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pak vite më parë kur shkroi se: vullneti i shprehur i qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës më 1 dhe 2 mars 1992 për bashkëngjitje me Kosovën është institucionalizuar tek organet shtetërore të Republikës së Kosovës.

“Kjo kërkesë e tyre është ndërkombëtarizuar në pikën më kulminante botërore. Kjo çështje do të diskutohet në kuadër të demarkimit të kufirit prej 430 kilometrave ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mund të zgjidhet. Të mos mbesim rob të dhuratave të antishqiptarit famëkeq Aleksandër Rankoviç, por të punojmë për korrigjimin e historisë dhe rritjen e sigurisë për të ardhmen evropiane. Rezultate të marrëveshjes eventuale paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jenë njohja reciproke me Serbinë, njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, anëtarësimi në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në OSBE dhe heqja e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit, si parakusht për anëtarësimin e Kosovës edhe në OKB”, ka shkruar ai.

A do përfitojmë ne shqiptarët nga kjo situatë apo do humbim?! Duket se ndërsa serbët e Beogradit po ecin me ritëm të lartë për t’u ballafaquar me realitetin, pala shqiptare vazhdon me miq-armiqtë. Jemi para të panjohurës së pakëndshme apo një realiteti të pashmangshëm. Serbët kalkulojnë, ne po i falemi besimit… (Javanews)

Next Post
“20 minuta terror”/ Grabitet vila e pasardhësit të ‘perandorisë’ së makaronave, i marrin peng gruan e vajzën

"20 minuta terror"/ Grabitet vila e pasardhësit të 'perandorisë' së makaronave, i marrin peng gruan e vajzën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In