Në edicionin e 15-të të “Tour de Kosovo”, që mbart katër etapa e që do jetë rreth 500 kilometra marrin pjesë edhe serbë.
Organizatorët kanë paralajmëruar disa risi, ndër to edhe pjesëmarrjen e çiklistëve serbë, e pazakontë kjo në 16 vitet e pasluftës jo vetëm për sportin e çiklizmit. “Tash jemi të pranuar dhe nuk kanë arsye pse të mos vijnë”, ka thënë kreu i FÇK-së, Avni Nuha, të dielën.
Federata e Çiklizmit e Kosovës (FÇK) për herë të parë, garën e saj më të madhe “Tour de Kosova”, do ta organizojë si e pranuar ndërkombëtarisht.
“Turi i Kosovës” është gara më e madhe e çiklizmit në vend dhe sivjet organizohet për herë të 15-të. Nis më 27 gusht dhe do të zgjasë për katër ditë









