Organizata serbe ‘28. jun’ e ka nisur një fushatë për mbledhjen e nënshkrimeve për ta parandaluar Kosovën që të bëhet pjesë e UNESCOS, shkruajnë mediat serbe, përcjell Zëri.
Njëri prej anëtarëve të saj, Filip Jankoviç, e ka kërkuar përkrahjen e tenistit më të mirë në botë, Novak Gjokoviç, për ta parandaluar që të ndodh kjo ‘tragjedi’, sipas serbëve, raporton Zëri.
Jankoviç ia ka dërguar një letër të hapur tenistit serb, nga i cili kërkon që ta nënshkruajë peticionin. Duke e pasur parasysh fuqinë dhe famën e Djokoviçit, kjo organizatë konsideron se do të ishte një forcë shtytëse për ta quar deri në fund synimin e tyre – parandalimin e Kosovës në UNESCO.