• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbët: Gjeneralët kroatë po ndihmojnë Thaçin e Haradinajn për ushtrinë

by Java News
17/07/2017 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta serbe Alo në numrin e fundit shkruan se dy gjeneralë të pensionuar kroatë janë duke e ndihmuar Kosovën në formimin e ushtrisë dhe sapo të zgjedhet Ramush Haradinaj kryeministër, ekziston një plan që Forca e Sigurisë së Kosovës të kthehet në ushtri, njofton Klan Kosova.

Është fjala për Ante Gotovina, gjeneral-lejtnantin kroat në pension dhe Mladen Markaq, gjeneralin në pension që ishte udhëheqës i forcës speciale policore kroate.

Sipas Alo, tashmë planet për shndërrimin e FSK-së në ushtri janë edhe në letër dhe krejt çfarë po pritet është zyrtarizimi i Haradinajt kryeministër.

Kjo e përditshme serbe vazhdon shkrimin duke siguruar lexuesit e saj se ka në dorë edhe një plan të detajuar për Forcat e Armatosura të Kosovës.“Janë vetëm duke pritur formimin e Qeverisë dhe emërimin e Haradinajt kryeministër. Paratë tashmë janë mbledhur dhe armatosja nuk do të jetë problem. Plani është që Gotovina dhe Markaq të jenë këshilltarë”, shkruan Alo me pretendimin se informatat i ka nga një intervistë me një njeri shumë të informuar rreth kësaj çështjeje.

Sipas këtij shkrimi, tashmë janë paguar edhe para të shumta për të punësuar dy gjeneralët dhe se njëri prej tyre, Getovina, ka qenë disa herë në Kosovë në vizita jo zyrtare. Kontaktin e parë, siç shkruan Alo, mes Hashim Thaçit dhe gjeneralëve kroatë e ka vendosur ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku.

Këto pretendime të Alo, për gazetën i ka konfirmuar edhe gazetari dhe tashmë deputeti i Partisë Progresive Serbe, Milovan Drecun, i cili ka thënë se janë në njohuri për përfshirjen e gjeneralëve kroatë dhe se gjithçka po bëhet nën ombrellën e NATO-s.

Sipas Drecun, Kosova tashmë ka siguruar edhe buxhetin për blerjen e pesë helikopterëve dhe pajisjen me armatime të rënda, njofton Klan Kosova. (b.an)

Next Post
Gjykata Speciale ende pa detaje për aktakuzat e para

Gjykata Speciale ende pa detaje për aktakuzat e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

April 6, 2026
Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In