Të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, kanë hyrë në grevë urie që nga dita e shtunë, kjo pasi që katër serb janë transferuar nga ky institucion në një burg në afërsi të Podujevës.
Kësaj greve iu është bashkangjitur edhe udhëheqësi i iniciativës qytetare SDP, Oliver Ivanoviç, i cili është i dënuar me nëntë vite burgim për krime lufte, transmeton Klan Kosova.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Nusret Hoxha, ka thënë për mediet serbe që beson se nuk janë respektuar procedurat për transferimin e katër të burgosurve në një institucionin tjetër.
Ndërsa avokati Nebojsha Vlajiç, ka deklaruar që institucioni në afërsi të Podujevës është burg, dhe jo njësi paraburgimi, duke kërkuar që personat e zhvendosur të cilët janë në fillim të procedurës të vijojnë dënimin në Mitrovicë, citohet Koha. (b.an)
*-*