Deputetja e Partisë Socialiste, Senida Mesi, mori pjesë në forumin ekonomik mes studentëve dhe ndërmarrjeve të ndryshme, të organizuar në kuadër të programit “Pranvera e Frankofonisë 2019” .
Ky forum ka për qëllim prezantimin e njohurive të bizneseve anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Franko-Shqiptare.
“Ky aktivitet i njeh studentët dhe aktorët frankofonë me nevojat e ndryshme për burime njerëzore që kanë këto kompani, si dhe bëhet një urë tjetër e rëndësishme në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Francës”, thekson Mesi.
Në këtë forum Mesi mori pjesë me ftesë të Ambasadores Franceze në Tiranë, Christine