Policia e Korçës ka proceduar penalisht 4 shtetas, të cilët fshihnin të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e kundërligjshme e shitjes së lëndëve piroteknike të kontrabanduara.
Njoftimi i policisë:
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20 kuti me kapsolla dhe 222 fishekzjarrë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.